Katarsis: Sun, Moon & Stars
Shpat Deda & the Private Jets
Të dielen, më 14 qershor, livadhi i bukur te hapësira kulturore EDHE në Prishtinë do të transformohet në një eksperiencë unike muzikore me momente reflektimi të thellë, ku do ta përjetojmë një koncert sa intim aq edhe emocional nën qiellin e hapur dhe me ndriçim atmosferik që do të na transportojë thellë në univers.
Pas dy netëve sold out në Sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Shpat Deda & the Private Jets, me pjesemarrjen e trumpetistit katalunas Raynald Colom, vijnë në Prishtinë me ‘KATARSIS: Sun, Moon and Stars’ në një format që fillon me perëndimin e diellit, e vazhdon me lindjen e hënës dhe shkëlqimin e yjeve - mes energjisë së mirë, natyrës, udhëtimit shpirtëror dhe lidhjes njerëzore.Ky është një event i përshtatshëm për familje, dhe për të gjithë ata që kërkojnë një mënyrë ndryshe për ta kaluar një të diel të bukur: nën qiellin e hapur, me muzikë live, me ambient magjik dhe një atmosferë që të bën një me momentin.
HAPUR PER TE GJITHE
Ky është një event i përshtatshëm për familje, dhe për të gjithë ata që kërkojnë një mënyrë ndryshe për ta kaluar një të diel të bukur: nën qiellin e hapur, me muzikë live, me ambient magjik dhe një atmosferë që të bën një me momentin.
ORARI DHE VENDI
Dyert hapen në ora 18:00, koncerti fillon në ora 20:00, ndërsa pas koncertit mbrëmja vazhdon me jam session brenda ambienteve të hapësirës EDHE me Shpat Dedën, Raynald Colom, dhe me muzikantë të spikatur të skenës lokale.
Shiko në Hartë