← Events

Shpat Deda & Friends: Summer's End Concert

edhe, Prishtinë

    Më 20 shtator, Shpat Deda & Friends sjellin Summer’s End Concert në Prishtinë - një mbrëmje e kuruar për ta përmbyllur verën së bashku, me këngë që i këndojmë njëzëri teksa vera na përshëndet deri në vizitën e saj të radhës.

    Shpat Deda me miqtë e tij do të ngjiten në skenë për një koncert të fokusuar në repertorin origjinal të Dedës. Ëndërroj, Përgjithmonë, Shkëndijë, Ninullë, e shumë këngë tjera që ndër vite kanë krijuar kujtime, lidhje dhe histori të përbashkëta me publikun, do t’i këndojmë së bashku nën qiellin e hapur, ulur në bar, në natyrën e bukur të hapësirës kulturore ‘edhe’.

    Summer’s End Concert është më shumë se një koncert: është e diela e fundit e verës ku muzika dhe perëndimi i diellit bëhen bashkë për t’i ngrohur zemrat tona për herë të fundit këtë verë.

    Orari dhe vendi

    📍 edhe, Prishtinë

    
📅 E diel, 20 Shtator

    
⏱️ Dyert hapen 17:00

    
👪 Ky event është i përshtatshëm për familje

    
🆓 Hyrja është e lirë për fëmijët nën moshën 12 vjeçare

    Pyetje të shpeshta

    Mund të kem në emrin tim më shumë se një biletë?

    Po nuk është problem dhe lejohet hyrja.

    TE TJERA