← Events

Open Air Tribute Series: Red Hot Chilly Peppers

Shpat Deda & Friends

    Pas një mbrëmjeje të paharrueshme kushtuar Coldplay, seria Shpat Deda & Friends – Open Air Tribute Series vazhdon me një koncert që premton një atmosferë krejt tjetër.

    Më 26 gusht, livadhi i hapësirës kulturore ‘edhe’ shndërrohet në një festë të muzikës së Red Hot Chili Peppers – bendit që ka lënë gjurmë në historinë e rock-ut me energjinë e papërsëritshme, ritmet funk, meloditë ikonike dhe koncertet eksplozive.

    Gjatë mbrëmjes do të interpretohen këngë nga periudha më e njohur e bendit, përfshirë albumet Blood Sugar Sex Magik, Californication dhe By the Way, të sjella live nga Shpat Deda dhe një supergrup muzikantësh të skenës vendore: Fatlind Ferati (bas), Faruk Banskja (kitarë elektrike), Granit Paçarada (tupana), Yll Havolli (kitarë elektrike) dhe Granit Havolli si musafir i veçantë.

    Orari dhe vendi

    Dyert hapen në ora 19:00. Merr shoqërinë, një batanije ose karrige kampingu nëse dëshiron të ulesh në bar, dhe bëhu gati me kërcy e me bërtitë, sepse kjo natë do të jetë plot me këngë që nuk dëgjohen pa lëvizë.

    Pyetje të shpeshta

    Mund të kem në emrin tim më shumë se një biletë?

    Po nuk është problem dhe lejohet hyrja.

    TE TJERA